Breaking News

Gjermania mbështetëse e Shqipërisë për një vendim pozitiv

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv për negociatat në tetor.

“Shqipëria është gati të fillojë bisedimet me BE”, shkruan Cakaj në Twitter. “Takim i shkëlqyer sot në #Berlin! Diskutuam perspektivën evropiane të Shqipërisë. I lumtur për të parë mbështetjen e gjerë të Gjermanisë për një vendim pozitiv në tetor-thelbësore për të ruajtur vrullin e reformave dhe besueshmërinë e zgjerimit. Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit me BE!” Nga ana e tij, Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkel, tha se ndjehet “shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”.Rama u prit të premten nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa më herët zhvilloi një takim me Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku pati një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv.