Breaking News

Trump shkarkon nga detyra Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidenti Trump, i ci li tha: “Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk u pajtova me shumë nga sugjerimet e tij. Nuk u pajtova me shumë politika të tij, ashtu si edhe të tjerët në Administratë, dhe për këtë arsye i kërkova Boltonit dorëheqjen e tij.” Teksa ka dhënë njoftimin Trump shtoi se këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare do të emërohej javën e ardhshme. Kjo erdhi rreth 90 minuta para se Bolton të paraqitej në një konferencë shtypi me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham u tha gazetarëve: “Presidentit nuk i pëlqyen shumë politikat e tij, ata nuk pajtohen.” Bolton ka adoptuar një qasje agresive ndaj Iranit që nga emërimi i tij nga Trump në postin më të lartë të sigurisë. Vëzhguesit e pavarur e kanë akuzuar atë për lidhje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në mënyrë që të provokonte një konflikt ushtarak midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Bolton gjithashtu ka kundërshtuar nismën e paqes së Trump drejt Koresë së Veriut dhe i ka kërkuar presidentit të ndiqte diplomacinë militariste kundër vendit të Azisë Lindore.

Advertisements