Breaking News

Avionët rusë Su-35 dëbojnë avionët F-16 izraelitë nga jugu i Sirisë

Sipas gazetës ruse të aviacionit Avia Pro, avionët luftarakë rusë Su-35 kanë dëbuar të hënën avionët F-16 izraelitë nga qielli jugor i Sirisë.

“Forcat Ajrore izraelite planifikuan të kryejnë sulme ajrore në jug të Sirisë”, shkruan kjo gazetë duke shtuar: “Raportohet avionët luftarakë Su-35S u dërguan me urgjencë në jug të Sirisë për të dëbuar aeroplan F-16 izraelitë dhe për të parandaluar çdo sulm në rajon”. Ky burim pretendon se Forcat Ajrore izraelite po përgatiteshin për të filluar sulme ajrore në jug të Sirisë në përgjigje të një sulmi të pretenduar raketash nga “forcat pro-iraniane” kundër pozicioneve të ushtrisë izraelite në Xhabal al-Sheikh në veri të territoreve të okupuara. Gazeta Avia Pro, duke cituar burime ushtarake ruse, shkruan: “Dihet që disa orë para se sistemet anti-ajrore siriane të viheshin në gatishmëri për të zmbrapsur sulmet e raketave izraelite, avionët rusë Su-35S arritën të parandalonin avionët izraelitë të kryenin këto sulme”. Sipas Avia Pro, kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse ka penguar një sulm izraelit, pasi një incident i ngjashëm u raportua muajin e kaluar.

Advertisements