Breaking News

Asnjë negociatë me SHBA për sa kohë që vazhdon terrorizmin ekonomik

Irani ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që Uashingtoni i përmbahet politikës së tij të “terrorizmit ekonomik” dhe sanksioneve kundër kombit iranian.

Ambasadori iranian në OKB, Maxhid Takht-e Ravançi tha se Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se “nuk ka vend për bisedime për sa kohë që ekziston terrorizmi ekonomik i administratës amerikane dhe sanksionet mizore kundër popullit iranian.” Teherani thekson se nuk do të negociojë nën presion dhe dëshiron që SHBA të heqë sanksionet e saj dhe të fillojë të respektojë të drejtat e kombit iranian përpara se të kërkojë ndonjë dialog. I pyetur në lidhje me vendimin e Trumpit për të larguar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër Iranit, Takht-e Ravançi tha se ndryshimet brenda qeverive janë “çështje të brendshme”. “Qëndrimi ynë është mëse i qartë. Amerikanët janë të vetëdijshëm se ne nuk do të pranojmë “presionin maksimal”, “theksoi i dërguari i Teheranit në OKB.

Advertisements