Breaking News

Macron i kërkon falje Ramës për gafën me himnin e Shqipërisë

Gafa e organizatorëve të ndeshjes Francë-Shqipëri, që luajtën në vend të himnit tonë atë të Andorrës i ka kaluar kufijtë e incidentit sportiv.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mësohet se i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit