Breaking News

Hezbollahu rrëzon një dron izraelit në Ramijah

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka rrëzuar një dron ushtarak izraelit në periferi të qytetit jugor Ramijah.

Hezbollah njoftoi se forcat e tij të mbrojtjes ajrore e qëlluan këtë dron herët të hënën ndërsa kaloi kufirin midis Libanit dhe tokave të okupuara palestineze. Grupi i rezistencës libaneze vuri në dukje se kishte kapur tashmë mbetjet e dronit izraelit. “Luftëtarët e Hezbollahut goditën me një armë të përshtatshme një dron izraelit ndërsa po kalonte kufirin Palestinë-Liban drejt lokalitetit Ramijah në jug të Libanit,” sipas një deklarate të Hezbollahut. Ky zhvillim vjen pothuajse një javë pas një sulmi me raketa të komandove të Hezbollahut në qytetin verior izraelit Avivim, një sulm në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e dy luftëtarëve të Hezbollahut më 25 gusht në një sulm izraelit në jug të Damaskut. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në fjalimin e tij të fundit premtoi se Rezistenca nuk do të lejonte më që regjimi izraelit të shkelë qiellin e Libanit dhe se avionët dhe dronët sionistë nuk do të shpëtojnë më nga zjarri i Hezbollahut.