Breaking News

Kërkesa e Francës në reagim ndaj hapit të tretë të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës në reagim ndaj hapit të tretë të Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka kërkuar që Teherani të shmanget nga veprimet të cilat Parisi i quan “mesazh negativ”.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës të enjten në orët e para të mëngjesit, në reagim ndaj hapit të tretë të Iranit për reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka deklaruar se Teherani duhet të vetëpërmbahet nga çfarëdo lloj veprimi që dërgon mesazh negativ.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka shtuar: “Çfarëdo lloj sinjali negativ dëmton përpjekjet për uljen e tensioneve”.

Ndërkohë presidenti Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në mbrëmje në fund të takimit të krerëve të tre institucioneve kryesore shtetërore të Iranit, deklaroi se Irani nga e premtja do të fillojë zbatimin e hapit të tretë për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në kuadër të këtij hapi Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit duhet të marrë masa sa më shpejtë për të plotësuar të gjitha nevojat e vendit në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit të teknologjisë atomike.

Hasan Ruhani ka theksuar se veprimet e Iranit do të jenë në kuadër të rregullores së ANEA-së, ndërsa një afat tjetër 60 ditor është para evropianëve për të zbatuar zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore.