Breaking News

Aksidenti në Llaskarcë, mjete për përgënjeshtrim të shpejtësisë ishin montuar në autobus

Përgjegjësi i autobusëve të kompanisë “Durmo Turs”, Remzi Miftari, kishte pasur vetëm arsim fillor, nuk kishte poseduar asnjë trajnim apo ndonjë kurs, I cili kishte udhëhequr dhe drejtuar me autobusët e kompanisë. Këtë në fjalët hyrëse e ka theksuar Prokurori përgjegjës për aksidentin tragjik që kishte ndodhur në shkurt të këtij viti në Llaskarcë.

Me urdhër të Remzi Miftarit, janë montuar mjete për manipulimin e shpejtësisë në tahograf, ndërsa shoferët kanë poseduar pullë special për aktivizim dhe çaktivizim të saj, për të mos e treguar shpejtësinë reale gjatë kontrolleve policore.

“Për shoferët që dëshirojnë të u ikin dënimeve në tahografin e autobusëve janë montuar mjete të cilat kanë mundësuar përgënjeshtrimin e shpejtësisë reale. Në çdo kohë shoferët kanë pasur mundësinë të aktivizojnë ndërprerësin” ka thënë në fillim të seancën Prokurori.

Shoferët tjerë dëshmuan se kjo ka ndodhur në vazhdimësi.