Breaking News

Zarif: Irani së shpejti do të publikojë pikat e hapit të tretë të uljes së zotimeve

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Irani së shpejti do të bëjë publike pikat e hapit të tretë të tij për uljen e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, i cili në krye të një delegacioni të lartë ndodhet për një vizitë në Bangladesh, në një prononcim për mediat në aeroportin e këtij vendi foli mbi hapin e tretë të uljes së zotimeve të Iranit dhe tha se nëse Evropa nuk ndërmerr hapa për zbatimin e zotimeve të saj përpara ditës së enjte, Irani do të zbatojë hapin e tretë të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ministri Zarif tha se zbatimi i këtij hapi nuk do të thotë fundi i negociatave pasi Teherani do t’i  vazhdojë ato dhe sa herë që pala tjetër të marrë vendim për zbatimin e zotimeve të saj, Irani do të ndërpresë hapat e tij. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Tani Irani është në prag të zbatimit të hapit të tretë të uljes së zotimeve në rast se Evropa nuk ndërmerr hapa konkret në realizimin e kërkesave të Iranit.

Advertisements