Breaking News

Raporti i OKB për dënimin e autorëve të vrasjes së gazetarit Khashoggi

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar dënimin e autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Stefan Dujarrik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, deklaroi se qëndrimi i Antonio Guterres ka qenë i qartë që në fillim dhe ai shumë herë ka kërkuar dënimin e autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Më herët Agnes Callamard reporter i Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, në raportin mbi dënimet me vdekje ka thënë vrasja e gazetarit Jamal Khashoogi ishte vrasje e paramenduar për të cilin është përgjegjës mbretëria saudite. Jamal Khashoggi gazetar me origjinë nga Arabia Saudite, u vra më 2 tetor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Autoritetet e Arabisë Saudite pas disa javë mohimi, më në fund pranuan se gazetari Khashoggi u vra në ambientet e konsullatës së saj në Stamboll.

Advertisements