Breaking News

Ministri francez i financave takohet me homologun e tij amerikan

Bruno Lumer ministër i financave të Francës në takimin që pati me Steven Mnuchin, homologu i tij amerikan, diskutoi për përjashtimin e disa kompanive tëhuaja nga sanksionet amerikane kundër Iranit.

Sipas një njoftimi të Bloomberg, ky funksionar francez ka thënë: Lumer i cili ndodhet për vizitë në Amerikë në takimin me Mnuchin diskutoi për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit ndaj disa kompanive kineze, indiane dhe japoneze. Vizita dhe takimet e Lumer me autoritetet amerikane është pjesë e përpjekjeve të Francës për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore. Ai gjithashtu do të takohet me këshilltarin ekonomik të Donald Trump presidentit të Amerikës dhe me këshilltarin e tij të tregtisë. Një tjetër pjesë e propozimit të Francës lidhur me Iranin është hapja e kreditit me vlerë 15 miliard dollarë. Jean Yves Le Drian, ministër i jashtëm i Francës në një konferencë për shtyp ka thënë: Hapja e këtij krediti me paratë e naftës së Iranit është një lloj garancie për kthimin e Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe për kryerjen e bisedimeve lidhur sigurinë e rajonit të Gjirit Persik dhe mbi statusin e marrëveshjes bërthamore pas vitit 2025. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. . Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.