Breaking News

Maqedoni, stimul për paga më të mëdha dhe punëtorë të motivuar – zhvillim ekonomik apo popullizëm

Më shumë para tek qytetarët, përkrahje për biznesin për hapje të reja të vendeve të punës, paga më të mëdha në sektorin privat dhe në atë publik.

Më argumente të tilla, Qeveria e paraqiti dje ribalancin e buxhetit. Opozita, ndryshe nga pushteti, buxhetin e projektuar e cilëson si popullist për shkak se për projekte afatshkurta janë ndërprerë projekte zhvillimore me uljen e 50 milionëve nga investimet kapitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masa kyçe e Qeverisë është subvencionimi i kontributeve për stimulimin e pagave në sektorin privat, që do të zgjasë tre vjet, do ta motivojë forcën punëtore dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të ekonomisë zezë. Me buxhetin e projektuar ka më shumë para edhe për politikat aktive për punësimin vreshtarëve, barnave për sëmundje të rralla etj.

Për këto masa, janë marrë 3.27 miliardë denarë apo rreth 50 milionë euro nga investimet kapitale dhe nga 420 milionë euro të projektuara tashmë tek investimet kapitale kemi 370 milionë euro.

“Kur investoni në projekte që janë të rëndësishme për qytetarët, kur njerëzit janë të motivuar për punë, kur secili segment i shoqërisë bëhet i angazhuar, kjo sjell edhe zhvillim ekonomi”, tha Zaev duke prezantuar masën ku me 400 milionë denarë do të subvencionohen kontributet e punëtorëve që do t’u rriten pagat deri në 100 euro.

Rritja dhe zhvillimi ekonomi, shtoi Zaev, sjell edhe motivim për të punësuarit në sektorin publik, të cilët me pagën e shtatorit kanë rritje prej pesë përqind.

Advertisements