Breaking News

Zarif: marrëdhëniet Teheran-Moskë janë strategjike

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë i ka cilësuar strategjike dhe shtoi se Moska i ka qëndruar pranë Teheranit në ditët e vështira.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif pasi arriti në Moskë në një prononcim për mediat tha se vizita e delegacionit iranian në Moskë tregon për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve që sipas politikave strategjike të tyre tashmë janë futur në një fazë të re. Ministri i jashtëm Muhamed Xhavad Zarif vuri në dukje se Teherani nuk i harron kurrë ata miq që i janë gjendur pranë në kohë të vështira dhe në këtë vizitë do të diskutohet me autoritetet ruse për mënyrën e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit për çështjet e rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Advertisements