Breaking News

Parisi troket në derën e Asadit

Pas takimit me presidentin sirian, një eurodeputet francez tha se Damasku do të ishte i gatshëm të rinisë bisedimet me Francën.

Eurodeputeti i partisë Tubimi Kombëtar ka shprehur kritikat e bëra nga Presidenti Asad kundër qëndrimit pasiv të Parisit për kthimin e shtetasve të tij terroristë, aktualisht të pranishëm në Siri. Duke ju referuar deklaratave kritike të presidentit sirian, eurodeputeti Thierry Mariani i cili po viziton Damaskun, shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Franca nuk dëshiron të rikuperojë terroristët e saj që janë në Siri, sepse ata janë shumë të rrezikshëm, por ajo dëshiron që ata të qëndrojnë në Siri ku ata okupojnë një pjesë të territorit tonë dhe i imponojnë ligjin e tyre popullatës. Ku është logjika?” Një delegacion i RN, i udhëhequr nga eurodeputeti Thierry Mariani, vizitoi Damaskun, ku u takua me Presidentin Sirian Bashar al-Asad. Të dy palët diskutuan marrëdhëniet Paris-Damask, si dhe zhvillimet rajonale.

Advertisements