Breaking News

Emisarët e Izraelit në Liban?

Tensionet e provokuara nga agresioni izraelit i 25 gushtit kundër Hezbollahut në Liban shkaktoi një valë paniku në Izrael.

Tel-Avivi, i cili po kalon orë të vështira, po dërgon “miqtë e tij arabë” për të lypur armëpushim me Hezbollahun! Në një përpjekje për të përmbajtur përgjigjen e Hezbollah ndaj sulmit të fundit të dronëve të Izraelit, ambasadorët arabë në Bejrut vizituan sot kryeministrin libanez. Gazeta libaneze Al-Binaa raportoi se një numër i ambasadorëve arabë të akredituar në Bejrut i kanë kërkuar kryeministrit libanez Saad Hariri që të evitonte çdo përgjigje të Hezbollahut ndaj sulmit të fundit të regjimit izraelit. Katër ditë pas shkatërrimit të dy dronëve izraelitë në periferitë e jugut të Bejrutit, ambasadorët e Kuvajtit, Omanit, Arabisë Saudite, Marokut, Algjerisë, Sudanit, Irakut, Tunizisë, Egjiptit, Emirateve, Palestinës si dhe përfaqësuesi i ambasadës së Jordanisë në Bejrut shkuan në zyrën e kryeministrit libanez për ta bindur atë që të evitojë përgjigjen e Hezbollahut. Nga ana tjetër, duke shprehur shqetësim të thellë për situatën e përkeqësuar, Jan Kubis, Koordinatori Special i Kombeve të Bashkuara për Libanin, diskutoi me Gebran Bassil, Ministër i Jashtëm i Libanit, për agresionin izraelit në Liban dhe pasojat që mund të rezultojnë.