Breaking News

Anglia një kokë me dy fytyra

Ministri i jashtëm i Anglisë, në kohën kur ka shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore nga vendet e botës ka kërkuar të bashkohen në aleancën detare anti-iraniane të Amerikës në Gjirin Persik.

Dominic Raab, gjatë takimit me homologët e tij nga Gjermania dhe Franca, përpara pjesëmarrjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Helsinki, ka thënë: Ne kemi nevojë për mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare për tu përballur me kërcënimet kundër anijeve në linjën ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit. Kërkesa e tij parashtrohet në kohën kur Gjermania dhe Franca janë shprehur kundër pjesëmarrjes së tyre në aleancën anti-iraniane të Amerikës në Gjirin Persik. Florence Parly ministre e mbrojtjes e Francës ka deklaruar se vendet evropiane janë kundër pjesëmarrjes në operacionet e Amerikës në gjirin Persik. Heiko Mass ministër I jashtëm i Gjermanisë gjithashtu ka thënë se Berlini kërkon tu jepet fund veprimeve tensionuese në Gjirin Persik.

Advertisements