Breaking News

Deklarata përfundimtare e takimit G7

Krerët e grupit G7 kanë përfunduar takimin e tij me nxjerrjen e një deklarate.

Në deklaratën e publikuar të hënën nga grupit G7 pa përmendur mosmarrëveshjet e anëtarëve të këtij grupi me presidentin amerikan Donald Trump, thuhet se takimi ka arritur disa marrëveshje. Në këtë deklaratë shprehet angazhimi i grupit G7 për stabilizimin e ekonomisë në botë. Në deklaratën e grupit G7 lidhur me Iranin është thënë se grupi në fjalë ka rënë dakord për të ashtuquajturën garanci për mospendimin e armëve bërthamore nga ana e Iranit dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Azisë perëndimore. Në deklaratën e grupit G7 është përmendur edhe Ukraina dhe për takimin që do të organizohet nga Franca dhe Gjermani, takim i ngjashëm me atë të normadisë. Sa i përket Libisë krerët e grupit G7 kanë thënë se e vetmja rrugë e zgjidhjes së krizës në këtë vend është rrugëzgjidhja politike. Deklarata e grupit G7 ka përmendur edhe situatën në Hong Kong dhe në të është përmendur deklarata e vitit 1984 mes Kinës dhe Anglisë. Krerët e grupit G7 janë mbledhur në Biarritz të Francës ku diskutuan për 3 ditë me radhë. Trump në mosmarrëveshje me palët e tjera, nuk mori pjesë në takimin që u mbajt kushtuar ndryshimeve klimatike.

Advertisements