Breaking News

Bavar-373, shumë më i mirë sesa Patrioti amerikan dhe S-300 rus

Një gjeneral i ushtrisë iraniane deklaroi se sistemi mbrojtës raketor i ndërtuar në Iran i quajtur “Bavar-373” është shumë më i mirë se sistemi Patriot i SHBA-së dhe homologu i tij rus S-300.

“Sistemi Bavar-373 është hartuar dhe zhvilluar duke marrë parasysh nevojën e vendit për një sistem mbrojtës me një rreze të lartë,” i tha gjeneral brigade Shahrokh Shahram, zëvendësministër i mbrojtjes i Iranit, televizionit shtetëror iranian. Sistemi i raketor Bavar-373 u zhvillua pasi Iranit “i duhej një sistem raketash më i fortë se S-300 rus, duke pasur parasysh kërcënimet në rritje kundër Republikës Islamike”, shtoi ai. Sipas gjeneral Shahram, sistemi iranian ka një rreze më të lartë interceptimi dhe një fuqi më të madhe luftarake në krahasim me homologun rus, dhe posedon mbi 10,000 sy të ndërlikuar, secila prej të cilëve shërben si një radar. Ai gjithashtu krahasoi sistemin iranian me sistemin mbrojtës të krijuar nga SHBA(THAAD) dhe sistemin Patriot, dhe tha se Bavar-373 është kategorizuar në një klasë më të lartë se THAAD dhe është shumë më i mirë se sistemi Patriot. Bavar-373 është një sistem mbrojte raketor i lëvizshëm i dizajnuar që përdor raketa që kanë një rreze maksimale prej 300 kilometra. Sistemi është i aftë të zbulojë njëkohësisht deri në 300 objektiva, të gjurmojë 60 objektiva njëherësh dhe të shkatërrojë gjashtë objektiva në të njëjtën kohë. Bavar-373 ka dy radarë kërkimi dhe përgjimi, të cilët mund t’i rezistojnë luftës elektronike dhe bombave elektromagnetike.

Advertisements