Breaking News

Kina do të hakmerret ndaj Amerikës

Ministria e Ekonomisë në Kinë ka deklaruar se nëse Amerika vazhdon presionet e saj me anë të vendosjes së tarifave doganore, Pekini do të reagojë respektivisht.

Gau Fang, zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë së Kinës ka paralajmëruar se Pekini do të reagojë nëse Uashingtoni nuk arrin të rikuperojë veprimet e tij të gabuara. Ai paralajmëroi se vendosja e tarifave doganore nga presidenti Donald Trump do të bëhet shkak për shtimin e tensioneve. Dje Donald Trump presidenti amerikan ka paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore ndaj Kinës për shkak të tradhtisë tregtare të shumë viteve kundër Amerikës. Ai tha se pasojat negative të ekonomisë sot vijnë për shkak të paaftësisë së presidentëve të mëparshëm në përballje me Kinën. Kina dhe Amerika prej qershorit 2018 kur Donald Trump vendosi 50 miliard tarifa doganore ndaj mallrave kineze, janë futur në një luftë ekonomike mes tyre.

Advertisements