Breaking News

Zarif: Plani i Finlandës për Gjirin Persik ngjason me planin e Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Finlanda prej kohësh ka propozuar një plan për dialog në Gjirin Persik, plan që ngjason me planin e propozuar nga Irani.

Muhamed Xhavad Zarif me të mbërritur në Helsinki kryeqytetin e Finlandës në një intervistë për  gazetarët ka thënë se disa vite më parë kam ardhur në Helsinki ku parashtrova planin e krijimit të asamblesë së dialogut në rajonin e Gjirit Persik. Finlandezët gjithmonë janë treguar të interesuar për këtë çështje. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me bisedimet me autoritetet e Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë për çështjet e rajonit ka thënë se këto tre vende janë aktive për çështje e rajonit të Iranit dhe Suedia ka mbajtur takimin e parë të Jemenit ndërsa Norvegjia po mundohet të organizojë një takim kushtuar Afganistanit. Ministri i jashtëm Zarif, bisedimin me autoritetet e Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë lidhur me çështje të rajonit e ka cilësuar të domosdoshëm dhe shtoi se sot kushtet e rajonit të Iranit janë të veçanta dhe në këtë fushë duhen bërë konsultime të gjera. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu e ka cilësuar të rëndësishëm lidhjen me BE dhe tha: BE ka dhënë disa zotime lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe bisedimet mbi këtë janë të nevojshme. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë në krye të një delegacioni të lartë është nisur për në Finlandë. Pas Finlandës shefi i diplomacisë iraniane do të kryejë vizita në Suedi dhe Norvegji.

Advertisements