Breaking News

Trump do të braktisë garën presidenciale të vitit 2020?

Presidenti amerikan Donald Trump do të heqë dorë nga gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe nuk do të kërkojë rizgjedhje, tha një ish ndihmës i lartë i tij.

Ish Drejtori i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci e bëri këtë deklaratë në një intervistë për Vanity Fair, duke thënë se padyshim, Trump nuk do të ishte në gjendje të fitonte zgjedhjet. “Ai do të braktisë garën presidenciale, sepse gjithçka do të bëhet shumë e qartë. Ai ka të ngjarë të braktisë garën deri në Mars të vitit 2020. Do të bëhet shumë e qartë se është e pamundur që ai të fitojë”, tha Anthony Scaramucci. “Ai është një pëllumb shumë i vogël. Dhe kështu ky djalë do të shikojë numrat e sondazheve dhe nuk do të jetë në gjendje ta durojë atë poshtërim”, shtoi Scaramucci, i cili punoi për Trump vetëm 11 ditë. Scaramucci e krahasoi presidentin amerikan me një “demagog” dhe këmbënguli se axhenda e politikës konservatore të administratës Trump nuk krahasohet me dëmet që republikanët i kanë shkaktuar institucioneve demokratike të Amerikës. Një sondazh i ri i publikuar të mërkurën nga Fox News, tregoi se mosmiratimi i politikave të Trump në mesin e amerikanëve ishte rritur në 56 përqind.