Breaking News

Merkel: Jemi gati për çdo situatë pas Brexit

Gjermania është gati të përballet me çdo situatë që do të krijohet pas procesi Brexit.

Kështu ka deklaruar Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë e cila shtoi se një Brexit me marrëveshje është më mirë sesa një Brexit pa marrëveshje, mirëpo nëse ajo nuk arrihet, atëherë Berlini është i gatshëm të pranojë një Brexit pa marrëveshje dhe pasojat e tij. Ditën e mërkurë, kancelarja e Gjermanisë do të diskutojë me kryeministrin anglez Boris Johnson mbi procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE. Johnson po përpiqet të bindë krerët e BE që të arrijnë një marrëveshje të re për Brexit. Dokumentet sekrete të qeverisë angleze të publikuar nga Sunday Times, thonë se Londra do të përballet me pasoja të rënda si mungesa e ushqimeve, karburantit dhe medikamenteve në rast të daljes pa marrëveshje nga BE. Sipas këtyre dokumenteve 85% e anijeve të transportit që kalojnë për në Britani, nuk do të jenë të gatshme për të paguar doganën në Francë dhe problemet në lundrime do të vazhdojë për të paktën 3 muaj. Megjithatë kryeministri anglez më 15 gusht edhe një herë theksoi daljen e Anglisë nga BE më datë 31 tetor, pa ndonjë marrëveshje.

Advertisements