Breaking News

Haradinaj: S’kemi nevojë të sillemi si protektorat

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Prandaj thotë se është e pakuptueshme se si “disa politikanë e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”. Në postimin e tij Haradinaj shkruan: “Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur. Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat! Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror! Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”, ka shkruar Haradinaj.

Advertisements