Breaking News

Pacientët iranianë viktima të sanksioneve të padrejta të SH.B.A.

Trump dhe përkrahësit e tij në Perëndim pretendojnë se medikamentet nuk përfshihen në sanksione. Por në një situatë ku asnjë mekanizëm nuk është përcaktuar për të lehtësuar transaksionet financiare nën sanksione, medikamentet praktikisht sanksionohen dhe ato bëhen të pa arritshëm për njerëzit.

Nëntëdhjetë e shtatë përqind e furnizimit të përgjithshëm të ilaçeve në Iran prodhohet në vend, por rreth 50 përqind e përbërësve farmaceutikë importohen. Për më tepër, prodhimi i ilaçeve po has në mungesë të elementeve të ndryshëm elementarë gjë e cila mund të ndalojnë linjat e prodhimit. Një faktor tjetër që duhet të theksohet është se lënda e parë e ilaçeve merr subvencione, por materiali periferik siç është paketimi nuk është i përfshirë. Pra, kur sanksionet shkaktojnë rritje të kostos së letrës dhe kartonit, do të ndikohet gjithashtu në koston e përgjithshme. Përshtypja e sanksioneve mbi ilaçet është aq e qartë, sa që prodhuesit po protestojnë edhe për masat. Abbas Kebriaizadeh, nënkryetari i Sindikatës së Industritë Humanitare Farmaceutike në Iran tha se organi është i gatshëm të formojë një shoqatë juridike për të vlerësuar dëmet që i janë shkaktuar shoqërisë për shkak të sanksioneve bankare. Ai sugjeroi që shoqata të paraqiste një padi ndërkombëtare kundër SHBA.  Edhe kanalet financiare që janë prezantuar për ilaçet nuk kanë qenë kurrë të dobishme. Instrumenti në Mbështetje të Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX), tha Kebriaizadeh, nuk ka qenë i efektshëm për ilaçet. Pacientët dëshmojnë dëmet e sanksioneve të ilaçeve. Azin, 36 vjeç, është një nga qindra pacientët, shëndeti i të cilëve është në shënjestër të sanksioneve. Ajo vuan nga myasthenia gravis (MG), një sëmundje autoimune, por një nga ilaçet e saj kryesore, Mestinon, është vështirë të gjendet. Ajo thotë se pacientët të cilët janë rezistent ndaj trajtimit MG duhej të përdorin versionin e importuar të ilaçit.  Një tjetër shtetas iranian në kushte anonimiteti, po vuan nga artriti reumatoid (RA), një tjetër sëmundje autoimune që prek nyjet e nervave. Ai ka nevojë urgjente për Methotrexate, pasi duhet të marrë pesë doza të larta prej saj. Por mungesa e ilaçeve i ka shkaktuar atij shqetësime të shumta. Një shembull tjetër i ilaçeve që ka shkaktuar probleme për pacientët iranianë është Methylphenidate, i njohur kryesisht nën markën e tij tregtare Ritalin. Një tregtar i ilaçeve thotë, “Furnizimi me Ritalin Zviceran që nga fillimi i këtij viti sipas kalendarit iranian (Persian) është ndërprerë pasi është importuar me vështirësi.” Pacientët e tjerë iranianë po ankohen për mungesë të ilaçeve të tilla si Penstasa, e cila përdoret për trajtimin e kolitit ulcerativ, si dhe Concor që është një ilaç për zemrën. Sanksionet e ilaçeve janë masë kundër të drejtave të njeriut. Artikulli i dytë i Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe rregulloret e Organizatës Botërore të Shëndetit janë kundër sanksioneve, veçanërisht për ilaçet. Prandaj, organizatat për të drejtat e njeriut në Iran i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë mekanizma për shkëmbim financiar në tregtinë e ilaçeve dhe nevojave të tjera parësore të popullit iranian. Kërkesa nuk ka marrë përgjigje ende dhe ilaçi është akoma i ndaluar të eksportohet drejt Iranit.