Breaking News

Nga territori saudit, zëdhënësi jemenas kërkon fundin e agresionit të kotë saudit

Gjatë një vizite në vijën e parë të frontit në Xhizan, zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase nënvizoi dështimet e Arabisë Saudite gjatë pesë viteve të luftës në Jemen, duke i ftuar mercenarët jemenas që të mos i humbasin jetët e tyre për çmendurinë luftënxitëse të regjimit të Arabisë Saudite.

I ndodhur në rajonin al-Khuba të Arabisë Saudite, zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase u takua me luftëtarë të lëvizjes Ansarallah që luftonin në vijën e parë të frontit në Xhizan, një provincë në jug të Arabisë Saudite. “Mjaft me agresione të kota. A nuk kanë qenë të mjaftueshme për ju pesë vitet e dështimit dhe dëshpërimit? Ushtria juaj është mposhtur që nga fillimi në luftën kundër nesh”, tha Jahja Sarei, duke iu referuar luftës pesë-vjeçare të udhëhequr nga koalicioni saudit kundër Jemenit. “Ju jeni bërë mbështetës të ushtrisë saudite dhe mercenarët e saj. Shumë prej jush vdesin çdo ditë për asgjë “, tha ai, duke ju drejtuar mercenarëve jemenas, duke u bërë thirrje atyre që të përfitojnë nga amnistia e përgjithshme dhe të mos humbasin jetën e tyre në shërbim të interesave të Arabisë Saudite.

Advertisements