Breaking News

Banditët dhe huliganët serbë sulmuan konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është sulmuar konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar stema e shtetit.

Pacolli ka thënë se këtë veprim e kanë bërë banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. “Ne e dënojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk do të kuptoj se qe 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës”, ka thënë Pacolli. Ministri ka thënë se e dënon fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Advertisements