Breaking News

Zarif: Amerika dhe aleatët e saj, e kanë kthyer rajonin në fuçi baruti

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se amerikan në vitin 2018 u ka shitur vendeve arabe të rajonit 50 miliard dollarë armatime shtoi se Amerika dhe aleatët e saj me shitjen e këtyre armëve për regjimet rajonale, Azinë Perëndimore e kanë kthyer në fuçi baruti të gatshme për tu shpërthyer.

Në një intervistë për agjencinë Al Jazeera të lajmeve , ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, formimin e koalicionit detar të gjirit Persik e quajtur veprim armiqësor kundër Iranit dhe shtoi se ky veprim ul sigurinë në gjirin Persik. Veprimi më i mirë që amerikan mund të bëjë për të ruajtur anijet, është t’i lejë të tjerët në punët e tyre dhe të mos ndërhyjë, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se gjiri Persik ka një ambient të kufizuar shtoi se sa më shumë anijet e huaja të jenë të pranishme në rajon, aq më shumë ulet siguria e të gjitha vendeve të rajonit. Amerika prej muajsh po mundohet të krijojë një aleancë detare në gjirin Persik dhe së bashku me aleatët e saj si Anglia po bën veprime provokuese.

Advertisements