Breaking News

Veseli :Ka vija të kuqe për korrupsionin dhe Serbinë, jo për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për herë të parë për vijat e kuqe që ai ka cekur para zgjedhjeve, ku synon të marrë besimin e qytetarëve si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“PDK ka vija të kuqe, ka vija të kuqe të trasha. Në rend të parë, ndaj Serbisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm përherë e përjetë, për aq sa fuqizimi i shtetit tonë. Ka edhe disa vija të kuqe, të cilat dua t’i potencoj tani. Të gjithë të korruptuarit, ata që i përkrahin të korruptuarit dhe nepotizmin, nuk kanë me pasë vend në qeverisjen dhe në partneritetin me PDK-në. Po ua jap fjalën. Gjërat janë shumë të qarta, qytetarët e kërkojnë këtë dhe PDK e unë do ta bëjmë. Një qeverisje e cila është e përgjegjshme në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo po i zbeh shpresat e të rinjve tanë”. Lideri i PDK-së ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe deputetët e PDK-së më 22 gusht do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit. Kreu i PDK-së Kadri Veseli është zotuar se gjatë qeverisjes së tij si Kryeministër, do të largojë nga gjitha institucionet publike personat e akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm. Veseli ka folur edhe për modelin e qeverisë së tij e cila sipas planit të tij do të jetë shumë më e vogël, por efikase.

Advertisements