Breaking News

Pompeo: Po afron data e përfundimit të embargos së armatimeve kundër Iranit

Sekretari amerikan i në një cicërim drejtuar partnerëve dhe aleatëve të Uashingtonit paralajmëroi se deri në përfundimin e afatit të pezullimit të embargos së armatimeve të OKB kundër Iranit nuk ka mbetur shumë kohë dhe se ata duhet të bëjnë kujdes mbi veprimet e tyre.

Mike Pompeo në një mesazh të tij në Twitter publikoi një orë ku paralajmëroi mbi përfundimin e afatit të sanksioneve të armatimeve të OKB kundër Iranit dhe përfundimin e ndalimit të udhëtimit të Kasem Sulejmani komandant i gardës revolucionare. Ora po ecën. Koha e mbetur deri në pezullimin e sanksioneve të armatimit kundër Iranit dhe të gjitha ndalimeve të udhëtimit të Kasem Sulejmanit është afër. Sekretari amerikan i shtetit në një pjesë tjetër të mesazhit të tij nga të gjithë partnerët dhe aleatët e Amerikës kërkoi të ushtrojnë presione mbi Teheranin që t’i japë fund “sjelljeve destabilizuese!” të Iranit në rajon. Sipas kësaj ore deri në përfundimin  e sanksioneve të armatimeve kundër Iranit nga ana e OKB dhe anulimit të ndalimit të udhëtimit të Kasem Sulejmanit ka mbetur vetëm 15 muaj dhe 8 ditë. Vlen të theksohet se sanksionet e armatimeve të KS të OKB kundër Iranit që ndalojnë shitjen e armatimeve për Iranin janë vendosur në vitet 2006 dhe 2007. Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015 u ra dakord që këto sanksione të hiqen deri në tetor të vitit 2020 dhe deri në kohën kur ANEA në raportet e saj të konfirmojë karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Mirëpo qeveria amerikane pas tërheqjes së njëanshme dhe të jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018 ka vendosur sanksione të ndryshme kundër Iranit, ndërsa gardën revolucionare e ka futur në listën e grupeve terroriste.

Advertisements