Breaking News

Kuvajti kërkon që arabët dhe myslimanët të ndërmarrin masa të gjera kundër sionistëve

Kryetari i parlamentit të Kuvajtit ka kërkuar që vendet arabe dhe myslimane të ndërmarrin masa të gjera kundër regjimit sionist.

Merzuk Ganem, kryetar i parlamentit të Kuvajtit tha është turp që palestinezët dhe banorët e Bejtul Mukadesit janë lënë pa asnjë mbështetje dhe mbrojtje përballë Izraelit. Ganem shtoi se sulmi i egër i sionistëve kundër besimtarëve që falnin namazin e festës së Kurban Bajramit në xhaminë Al Aksa edhe një herë ka treguar se plani i paqes dhe i zgjidhjes politike të krizës në territoret e pushtuara me regjimin sionist nuk njeh gjë tjetër veçse dhunë dhe forcë dhe për këtë ka dështuar. Ganem ndër të tjera shtoi: Nëse potencialet tona ushtarake nuk janë të mjaftueshme mirëpo kjo nuk do të thotë se në fushën politike, juridike dhe kulturore vendet arabe, islame dhe vendet e tjera të botës nuk mund të bëjnë asgjë në mbështetje të gjithanshme të popullit palestinez.