Breaking News

Trump i hakërrehet Makronit!

Të enjten, 8 gusht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se askush nuk lejohej të fliste me Iranin në emër të Shteteve të Bashkuara dhe akuzoi Presidentin Francez Emmanuel Macron se dërgon “sinjale kontradiktore” në Teheran në lidhje me negociatat e mundshme.

Trump, i cili është nën zjarrin e kritikave për drejtimin e një fushate të “presionit maksimal ndaj Iranit” për ta detyruar Teheranin të negociojë  me Uashingtonin, po u drejtohet akuzave të reja për të justifikuar refuzimin e udhëheqësve iranianë për të negociuar me të. Trump akuzoi Macronin për dëmtimin e politikës amerikane dhe dërgimin e “sinjaleve kontradiktore ” në Iran. “Irani po vuan nga probleme serioze financiare. Ata dëshpërimisht duan të negociojnë me Shtetet e Bashkuara por ata marrin sinjale të përziera nga ata që pretendojnë të na përfaqësojnë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron “, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter, ku shtoi: “Unë e di se Emmanuel është i mirëbesuar, si të gjithë të tjerët, por askush nuk flet për Shtetet e Bashkuara, përveç vetë Shteteve të Bashkuara. Askush nuk lejohet të na përfaqësojë!”. Sipas revistës Al Monitor, presidenti francez e ka ftuar homologun e tij iranian të marrë pjesë në samitin e G7 që do të mbahet më 24 deri në 26 gusht në Biarritz të Francës, kudo të marrë pjesë edhe Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara.

Advertisements