Breaking News

Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndjehet i lumtur që ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, e fitoi betejen e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.

Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se beson në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. “Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim. Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar ai. Ndryshe Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore të Shkupit vërtetoi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi. “Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, njoftojnë nga gjykata.

Advertisements