Breaking News

Irani nuk mund të frikësohet, zgjidhja e vetme dialogu

Zv/presidenti i parë i Iranit kundërshtoi rreptësisht përdorimin e shantazhit nga kushdo që zgjedh të përballet me Republikën Islamike, duke përsëritur qëndrimin e Teheranit se dialogu është mënyra e vetme për të dalë nga të gjitha tensionet aktuale.

Is’hak Xhahangiri i bëri deklaratat të enjten në qytetin e shenjtë Mashhad, ku theksoi: “Logjika dhe dialogu janë zgjidhjet e vetme për të gjitha çështjet, dhe shantazhi kundër Republikës Islamike nuk do të çojë askund”. “Evropa dhe Perëndimi kanë dëshmuar fuqinë e Iranit në fusha të ndryshme dhe tani janë duke kërkuar të gjejnë zgjidhje për çështjet e tyre me vendin tonë,” vuri në dukje zyrtari i lartë iranian. Në fjalën e tij, Xhahangiri tha se ka kaluar më shumë se një vit që kur SHBA braktisën marrëveshjen bërthamore me Iranin, dhe shtoi: “Ata (Uashingtoni dhe aleatët e tij) menduan se problemet ekonomike dhe presioni nga tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore do të çonte në kaos dhe tensione në Iran. ” “Megjithatë, sot, ne jemi dëshmitarë se kushtet ekonomike janë më të mira se vitin e kaluar. Situata është ende e vështirë, por ekonomia është stabilizuar dhe e suksesshme dhe e ka tejkaluar më të vështirën”, deklaroi zv/presidenti i parë i Iranit.

Advertisements