Breaking News

Trashëgimia amerikane e vrasjes së civilëve, e gjallë që nga Hiroshima

Duke shënuar përvjetorin e bombardimeve bërthamore në Hiroshima të Japonisë, Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif tha se trashëgimia e Shteteve të Bashkuara për të vrarë civilët është e gjallë edhe 74 vjet pasi Amerika u bë i vetmi vend që hodhi një bombë bërthamore kundër civilëve.

“74 vjet pasi SHBA u bënë shteti i parë dhe i vetëm që hodhi një bombë bërthamore në një qytet, Amerika është ende duke sulmuar civilët,” shkroi Zarif në një postim të martën. Më 6 gusht 1945, një bombardues amerikan B-29 hodhi një bombë atomike mbi qytetin portual japonez të Hiroshimas, duke vrarë 140,000 njerëz. Tre ditë më vonë, një sulm i dytë bërthamor i SHBA-së mbi Nagasaki vrau 70,000 njerëz të tjerë. “Këtë herë, SHBA po sulmon civilët me Terrorizmin Ekonomik, duke shkelur një marrëveshje historike bërthamore dhe duke ndëshkuar ata që kërkojnë t’i përmbahen asaj,” shtoi Zarif.

Advertisements