Breaking News

Kina hakmerret ndaj SHBA-së

Shtimi i taksës për importet kineze nga presidenti Trump ka pasur një ndikim direkt në ekonominë kineze. Kjo ka bërë që Kina t’i kundër përgjigjet Shteteve të Nashkuara të Amerikës.

Kompanitë kineze tani kanë ndërprerë blerjen e produkteve bujqësore amerikane. Gjithashtu Trump ka thënë se do të vendosë tarifë shtesë për importet kineze duke frikësuar goxha kompanitë e mëdha amerikane. Por një kërcënim i tillë ka ardhur edhe nga pala tjetër, ku Kina nuk përjashton mundësinë e vendosjes së tarifave për produktet amerikane. Masat e mundshme hakmarrëse nga Kina mund të përfshijnë tarifa, ndalimin e eksportit të bimëve të rralla dhe gjobat ndaj kompanive amerikane në Kinë, thonë analistët. Deri më tani, Pekini është përmbajtur nga rritja e tarifave të naftës së papërpunuar dhe avionëve të SHBA-së, pasi vendosi tarifa shtesë hakmarrëse deri në 25% mbi rreth 110 miliardë dollarë të mallrave amerikane që prej shpërthimit të luftës tregtare vitin e kaluar.

Advertisements