Breaking News

Inteligjenca amerikane paralajmëron për mundësinë e përsëritjes së sulmeve të 11 shtatorit

Disa burime të inteligjencës amerikane paralajmëruan se elementë të al-Kaidës në Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të kryejnë përsëri sulme terroriste.

Pasi mediat amerikane pretenduan se Hamza bin Laden, djali i ish-udhëheqësit terrorist të al-Kaidës, Osama bin Laden, ka vdekur, disa agjenci të inteligjencës amerikane tani janë në gatishmëri për mundësinë e një “11 shtatori” tjetër në SHBA. Ndërsa zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar zyrtarisht vdekjen e Hamza bin Ladenit, agjensitë e inteligjencës besojnë se al-Kaida po përgatitet të hakmerret pas vdekjes së djalit të Bin Ladenit. Një burim i inteligjencës amerikane në lidhje me këtë tha: “Megjithë vdekjen e mundshme të trashëgimtarit të vetëm të grupit terrorist al-Kaida, ende ekziston një vullnet i fortë për një tjetër 11 shtator dhe makthi nga Bin Ladeni ende është i dukshëm.” Në bazë të këtij raporti, NBC News raportoi javën e kaluar se agjensitë e inteligjencës amerikane kanë informacione se djali i Osama bin Laden ishte vrarë. Mediat amerikane raportuan vrasjen e të birit të Osama Bin Laden, Hamzait, nga sulme ajrore. Në muajin shkurt qeveria amerikane ofroi 1 milion dollarë shpërblim për informacione në lidhje me vendndodhjen e Hamza Bin Laden. Lajmi është konfirmuar për mediat amerikane nga zyrtarë të zbulimit, ndërsa mbetet i paqartë vendi dhe koha e sulmit. Deri tani Pentagoni nuk ka komentuar mbi lajmin. Hamza Bin Laden, rreth 30-vjeç, ka shpërndarë më herët mesazhe audio nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara. Ai u ka bërë thirrje militantëve të al-Kaidës të marrin hak për vrasjen e babait të tij nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në maj të vitit 2011.

Advertisements