Breaking News

Trump kërcënon Evropën me lirimin e terroristëve të ISIS

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Evropën me lirimin e 2,500 terroristëve të ISIS në rast se Evropa nuk merr vendim për marrjen e tyre në dorëzim.

Sipas një njoftimi të Rusia Today, Donald Trump shumë herë i ka bërë thirrje Evropës që të marrë në dorëzim pjesëtarët e kapur të ISIS në Siri dhe në Irak. Ai në një prej kërcënimeve të tij ka thënë se do të lejojë kthimin e qindra terroristëve në Evropë. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan ka thënë: Ne kemi 2,500 pjesëtarë të ISIS për të cilët duam që Evropa t’i marrë mbrapsht. Duhet të shohim se Evropa do t’i marrë në dorëzim apo jo. Nëse Evropa nuk i merr në dorëzim atëherë do të detyrohemi t’i lirojmë. Kjo nuk është hera e parë që Trump kërkon që Evropa të marrë në dorëzim pjesëtarët evropianë që janë anëtarë të grupit terrorist ISIS dhe të grupeve të tjera terroriste që luftojnë në Siri dhe në Irak. Trump në muajin shkurt ka thënë se nëse forcat amerikane tërhiqen pasi të kenë shkatërruar grupin terrorist ISIS, ekziston mundësia që terroristët e këtij grupi të shkojnë në Evropë.

Advertisements