Breaking News

Ruhani: Të gjitha shtyllat e Shtëpisë së Bardhë po lëkunden për shkak të fjalëve dhe logjikës së z. Zarif

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani e cilësoi “foshnjor”, vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i vendosur sanksione ministrit të Jashtëm të Iranit.

Në një fjalim televiziv të enjten zoti Ruhani tha se Shtetet e Bashkuara në një kohë që pretendojnë se duan të negociojnë me Iranin pa parakushte “i vendosin sanksione ministrit të jashtëm iranian”. “Një qeveri, e cila pretendon se është një superfuqi botërore, i frikësohet një interviste të ministrit tonë të jashtëm. Është plotësisht e qartë se të gjitha shtyllat e Shtëpisë së Bardhë kanë nisur të lëkunden për shkak të fjalëve dhe arsyetimit të një diplomati të ditur e të sakrificës”, tha Presidenti Ruhani. Në fjalën e tij, Presidenti i Iranit tha se Irani do të vazhdojë të reduktojë më tej angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes bërthamore, nëse palët e tjera në marrëveshje nuk arrijnë të zbatojnë angazhimet e tyre. Duke folur gjatë një takimi të zyrtarëve ekzekutiv në qytetin veriperëndimor të Tabrizit të enjten, Ruhani tha se Irani aktualisht është në bisedime me disa vende dhe ata kanë ofruar propozime për mbijetesën e marrëveshjes bërthamore, të cilat nuk janë pranuar nga Irani. “Është e mundur që të arrijmë një rezultat të pranueshëm në javët e ardhshme dhe është e mundur të arrihet një rezultat. Sidoqoftë, nëse nuk arrijmë një rezultat, faza tjetër e zvogëlimit të angazhimeve tona do të hyjë në fuqi, “tha Ruhani.

Advertisements