Breaking News

Kompania Shell nuk pranon ngritjen e flamurit anglez në anijet e saj në Gjirin Persik

Kompania naftore anglo-hollandeze Shell, ka njoftuar se deri në një njoftim të dytë në anijet e saj të naftës në Gjirin Persik nuk do të ngrihet lart flamuri i Anglisë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Royal Dutch Shell, Ben van Beurden ka thënë: Anijet e administruara nga Shell janë aktive në ngushticën e Hormuzit dhe ky proces do të vazhdojë, mirëpo për momentin asnjë prej këtyre anijeve nuk do të vendosë dhe nuk do të lëvizje me flamurin e Anglisë në Gjirin Persik. Edhe Bob Dubley drejtori i kompanisë British Petrolium BP, ka thënë se në ngushticën e Hormuzit nuk do të dërgojë anije dhe personel britanik. Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik kanë bllokuar një cisternë britanike në Ngushticën e Hormuzit. Cisterna britanike Stena Impero, e cila po kalonte në Ngushticën e Hormuzit, u bllokua nga flota e zonës 1 të Gardës Revolucionare sepse shkeli ligjet ndërkombëtare të lundrimit detar. Bllokimi i cisternës britanike ishte bërë me kërkesën e Organizatës së Porteve dhe Navigacionit të Provincës Hormuzgan, në jug të Iranit. Pas bllokimit, cisterna në fjalë u drejtua në bregun iranian, para se t’i dorëzohej Organizatës së Porteve dhe Lundrimit të Provincës Hormuzgan, për të kaluar procedurën e zakonshme ligjore dhe inspektimet e nevojshme. Sipas njoftimeve, Stena Impero mori një kthesë të papritur në Gjirin Persik, duke u nisur për në Arabinë Saudite.

Advertisements