Breaking News

Nis diskutimi mes kandidatëve për president në Amerikë

10 kandidatë të partisë demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 kanë nisur diskutimin e tyre publik ku temë kryesore është siguracioni shëndetësor për të gjithë.

Raundi i parë i diskutimit publik të 10 kandidatëve demokratë u mbajt dje me pjesëmarrjen e Bernie Sanders, Elizabet Warren, Beto o’Rourke, Amy Klobuchar, John Hickenlooper, Steve Bullock, etj. Marrëveshja bërthamore me Iranin, ishte një tjetër e rëndësishme e diskutuar nga kandidatët për president të partisë demokratike. Që të gjithë kandidatët në këtë diskutim publik kanë theksuar kthimin në marrëveshjen bërthamore të cilën e konsiderojnë marrëveshjen më të mirë. Donald Trump më 8 maj të vitit 2018 tërhoqi Amerikën në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu sanksionet kundër Iranit, gjë e cila është kundërshtuar si nga faktor i brendshëm ashtu edhe ai i huaj.

Advertisements