Breaking News

Evropa mundohet të vë në funksion sistemin INSTEX

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi zgjedhjen e ish ambasadorit gjerman në Iran si kryetarin e ri të sistemit INSTEX për lehtësimin e tregtisë mes BE dhe Iranit dhe për vënien në funksion të këtij sistemi.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi se Bernard Erbel, ish ambasador i Gjermanisë në Teheran, është zgjedhur si kryetar i ri i sistemit INSTEX dhe theksoi se kjo çështje i është bërë e qartë Iranit gjatë takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore. Erbel do të zëvendësojë zyrtarisht ish kryetarin Per Fische ditën e enjte. Erbel është një person me mjaft njohuri mbi zhvillimet në rajon dhe për Iranin kjo çështje ka rëndësi të madhe sidomos nga aspekti i shkëmbimeve tregtare. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë lidhur me takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore ka thënë se pala evropiane i ka kërkuar Iranit që të respektojë marrëveshjen dhe të mos marrë hapa për uljen e zotimeve që vënë në rrezik këtë marrëveshje. Sejed Abas Eragçi, shefi i departamentit për çështjet politike në ministrinë e jashtme ka thënë se përpjekjet diplomatike për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore vazhdojnë dhe këto përpjekje vazhdojnë si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivelin e komisionit të përbashkët.

Advertisements