Breaking News

I përzgjedhuri i Donald Trump për zv/shefin e shtabit të ushtrisë, akuzohet për vepra imorale

I përzgjedhuri i presidentit amerikan për postin e zv/shefit të shtabit të përbashkët të ushtrisë së Amerikës, është akuzuar për imoralitet dhe skandal seksual.

Sipas një njoftimi të Nju Jork Times, Katrin Spiltsetosar, majore e ushtrisë amerikane ditën e dielë ka njoftuar se John E. Hyten komandant i qendrës strategjike të ushtrisë amerikane, i cili është përzgjedhur për postin e zv/shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, ka abuzuar shumë seksualisht me atë. Spiltsetosar ka deklaruar se në vitin 2017 në kohën e organizimit të Asamblesë vjetore të mbrojtjes kombëtare Reigan në Kaliforni komandanti Hyten ka abuzuar seksualisht me atë në hotelin ku qëndronte, pasi ai ishte shefi I saj. Nëse Hyten konfirmohet nga Kongresi ai do të jetë numri dy i ushtrisë amerikane dhe do të jetë përgjegjës për 1.2 milion ushtarakë amerikanë brenda në Amerikë dhe jashtë saj. Hyten nga ana e tij ka hedhur poshtë pretendimet e majores Katrin të ushtrisë amerikane mirëpo këto akuza edhe një herë kanë hapur temën e abuzimeve seksuale në ushtrinë amerikane. Në krahasim me vitin e kaluar, abuzimet seksuale në ushtrinë amerikane janë shtuar me 13% ose më saktë 7 mijë e 263 raste.

Advertisements