Breaking News

Anija e dytë britanike futet në Gjirin Persik

Anija e dytë britanike ditën e dielë pasi ka kaluar ngushticën e Hormuzit është futur në ujërat e gjirit Persik.

Sipas një njoftimi të agjencisë Associated Press, destrojeri anglez HMS Danken, është futur në ujërat e gjirit Persik për t’iu bashkuar anijes Monteros. Kjo është në kohën kur forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit më 19 korrik ka konfiskuar dhe bllokuar një anije britanike për shkak se ka shkelur normat ndërkombëtare të lundrimit gjatë kalimit në ngushticën e Hormuzit. Në kuadër të ligjeve ndërkombëtar e lundrimit bazuar në konventën e juridiksionit detar të vitit 1982, një anije ushtarake mund të kalojë në ujërat ndërkombëtare për të zbatuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare në kohën kur një anije civile dhe jo qeveritare ka shkelur këto norma dhe anija luftarake mund të kryejë kontrolle dhe inspektime tek anija civile.