Breaking News

Maas: Gjermania nuk i bashkohet politikës së presioneve maksimale kundër Iranit

Heiko Maas, ministër i jashtëm i Gjermanisë ka thënë se Berlini nuk i bashkohet politikës së Uashingtonit për presione maksimale kundër Iranit.

Qeveria amerikane me gjithë kundërshtimin e partnerëve evropianë u largua nga marrëveshja bërthamore dhe ndërmori politikën e presioneve maksimale kundër Iranit, politikë e cila mbështetet vetëm nga regjimi sionist dhe Arabia Saudite. Heiko Maas lidhur me bashkimin e Gjermanisë në koalicionin evropian lidhur me kalimin e anijeve nga ngushtica e Hormuzit ka thënë: Gjermania do të marrë vendimin përkatës për këtë rast vetëm kur të qartësohen qëllimet e këtij plani. Sipas shefit të diplomacisë gjermane, vendimi përfundimtar për këtë rast do të merret nga parlamenti gjerman.

Advertisements