Breaking News

Erdogan: Turqia nuk ka frikë nga kërcënimet e Amerikës

Presidenti i Turqisë lidhur me kërcënimet e Amerikës rreth blerjes së sistemit S-400 të Turqisë nga Rusia, ka thënë se Turqia nuk frikësohet nga këto kërcënime.

I pranishëm në takimin e partisë AK të Turqisë, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan foli edhe për vendimin e Uashingtonit mbi avionët F-35 dhe shpresoi që Uashingtoni të veprojë me përgjegjshmëri në këtë rast. Ai vuri në dukje se Turqia ka paguar 1.4 miliard dollarë në projektin e ndërtimit të këtij avioni dhe tha se nëse Amerika merr vendim për mosdorëzimin e avionëve, atëherë Ankaraja do të marrë hapa të tjerë. Raportohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë u tha senatorëve republikanë se ai nuk është në favor të zbatimit të ndëshkimeve ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Trump në mënyrë të përsëritur ka shprehur ngurrim për të penalizuar Turqinë për blerjen e sistemit S-400, duke bërë të njëjtën javën e fundit kur njoftoi përjashtimin e Ankarasë nga programi i avionëve luftarakë F-35. Përjashtimi i Turqisë parashikohet të kompletohet deri në fund të muajit mars të vitit 2020. Administrata e presidentit amerikan ka pohuar se sistemi S-400 mund të ekspozojë avionin luftarak të avancuar në nënshtrimin e mundshëm rus dhe se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s. Megjithatë, Turqia kundërshton duke theksuar sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën. Trump fajëson administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për situatën aktuale të krijuar lidhur me refuzimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për ta shitur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Patriot.

Advertisements