Breaking News

Pompeo bënë përpjekje ta bindë Britaninë të mbështesë më shumë politikën kundër Iranit

Sekretari amerikan i shtetit në një bisedë telefonike me homologun e tij britanez, ka bërë përpjekje që ta bindë Londrën të shoqërohet më shumë me politikat anti-iraniane të Uashingtonit.

Agjencia e lajmeve Reuterts njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, në një bisedë telefonike me Dominic Raab, ministrin e ri të punëve të jashtme të Anglisë, ka diskutuar rreth zhvillimeve ndërkombëtare si rrugët për t’u përballur me atë siç e quajti ai, “përpjekjet e Iranit për zhvillimin e programit bërthamore”.

Pompeo gjithashtu në këtë bisedë telefonike ka kërkuar nga Londra të marrë pjesë më shumë në forcimin e Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Ndërkohë Dominic Raab në intervistën e tij të parë pas marrjes së postit të ministrit të punëve të jashtme të Britanisë, marrëdhëniet me Iranin i ka quajtur shumë të ndjeshme dhe deklaroi nuk merr vendim me nxitim në lidhje me Iranin.

Dominic Raab gjithashtu i ka quajtur prioritet të programeve të tij bisedimet me Iranin në lidhje me konfiskimin e anijeve të naftës.

Advertisements