Breaking News

Erdoğan: Nëse SHBA refuzon shitjen e avionit F-35, Turqia do t’u kthehet opsioneve tjera

“Ju nuk e shitni F-35-tën… Mirë atëherë, na falni por ne marrin masat tona dhe u kthehemi opsioneve tjera”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse SHBA refuzon shitjen e avionëve luftarakë F-35, atëherë Turqia do t’u kthehet opsioneve tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ju nuk e shitni F-35-tën… Mirë atëherë, na falni por ne marrin masat tona dhe u kthehemi opsioneve tjera”, tha presidenti Erdoğan.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë një takimi me krerët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në selinë e saj në Ankara.

Raportohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë u tha senatorëve republikanë se ai nuk është në favor të zbatimit të ndëshkimeve ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Trump në mënyrë të përsëritur ka shprehur ngurrim për të penalizuar Turqinë për blerjen e sistemit S-400, duke bërë të njëjtën javën e fundit kur njoftoi përjashtimin e Ankarasë nga programi i avionëve luftarakë F-35. Përjashtimi i Turqisë parashikohet të kompletohet deri në fund të muajit mars të vitit 2020.

Administrata e presidentit amerikan ka pohuar se sistemi S-400 mund të ekspozojë avionin luftarak të avancuar në nënshtrimin e mundshëm rus dhe se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s. Megjithatë, Turqia kundërshton duke theksuar sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën.

Trump fajëson administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për situatën aktuale të krijuar lidhur me refuzimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për ta shitur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Patriot.

Advertisements