Breaking News

Kongresi amerikan kundërshton lëvizjen botërore anti-izraelite

Përfaqësuesit e Kongresit amerikan me anë të një rezolute jo të detyrueshme, kanë shprehur kundërshtimin e  tyre me lëvizjen botërore “ Bojkotoni, mos investoni dhe sanksiononi Izraelin” të njohur me inicialet BDS.

Rezoluta në kongresin amerikan ka marrë 398 vota pro kundrejt 17 votave kundër. Rezoluta në fjalë lëvizjen botërore BDS e konsideron përpjekje për të hequr legjitimitetin e regjimit sionist. rezoluta është propozuar gjatë muajit Mars vetëm pak kohë kur kongresmenia myslimane Ilhan Omar ka kritikuar influencën dhe depërtimin e lobit sionist AIPAC në mesin e politikanëve amerikanë. Amerika është mbështetësja kryesore e pushtimit të Palestinës dhe e krimeve të Izraelit kundër popullit palestinez. Lëvizja botërore BDS, ka për qëllim mbështetjen e popullit palestinez dhe ajo prej kompanive, universitete dhe instituteve ndërkombëtare në të gjithë botën kërkon të sanksionojnë regjimin sionist dhe organizatat e varura prej këtij regjimi kudo në botë.

Advertisements