Breaking News

Irani ka dronë ndërkontinentalë, do t’i përdorë nëse është e nevojshme

Komandanti i Marinës së Iranit, Admiral Husein Khanzadi deklaroi se Irani është në posedim të dronëve ndërkontinentalë dhe do t’i vendosë ata në përdorim nëse lind nevoja për një mision të gjatë.

Duke folur mbi aftësitë e dronëve të Iranit në një intervistë me Klubin e Gazetarëve të Rinj (YJC) të publikuar të martën, Khanzadi tha se Irani monitoron luftanijet amerikane në Gjirin Persik dhe ka “imazhe të plota dhe një arkiv të madh të lëvizjeve të përditshme të luftanijeve që i përkasin SHBA dhe aleatëve të saj”. “Ne mund të deklarojmë me guxim që ne i vëzhgojmë të gjitha luftanijet e armikut, veçanërisht amerikanët, pikë për pikë, që nga origjina e tyre deri në momentin që ato hyjnë në rajon”, tha ai, duke shtuar se Forcat e Armatosura të Iranit gjithashtu posedojnë informacion rreth llojit të misioneve të tyre dhe sjelljen e tyre në rajon. I pyetur për dronët për misionet ndërkontinentale, shefi i Marinës së Iranit tha: “Po, tani i kemi këto lloj dronësh dhe do t’i përdorim ata nëse është e nevojshme”. Ai gjithashtu dënoi kapjen e supertankerit në pronësi të Iranit, Grace 1, nga marina britanike në Ngushticën e Gjibraltarit më 4 qershor, duke shtuar se epoka e “shantazhit” në det ka perënduar dhe se interesat dhe sovraniteti i të gjitha kombeve duhet të respektohen.