Breaking News

Politikat e Amerikës janë bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes së Palestinës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se populli palestinez ndodhet në gjendje të pasigurt dhe destabilitetit shtoi se politikat e njëanshme të Amerikës dhe mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare nga qeveria amerikane, ka përkeqësuar gjendjen në Palestinë.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i pranishëm në komitetin e Palestinës, organ i grupit NAM gjatë takimit të ministrave të jashtëm të këtij grupi në Karakas, pasi vuri në dukje se qeveria amerikane është duke e anashkaluar çështjen palestineze shtoi se provokimet e Amerikës si njohja e Kodsit si kryeqytet i regjimit sionist dhe transferimi i ambasadës amerikane në këtë qytet e ka përkeqësuar akoma më shumë gjendjen në Palestinë. Zarif shprehu keqardhjen që disa vende të Azisë perëndimore ndjekin politikat e Amerikës dhe të regjimit sionist dhe shtoi se plani amerikano-sionist Akordi i Shekulli nga këndvështrimi i popujve të botës është një plan i papranueshëm dhe i pazbatueshëm. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera shtoi se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet përfundimit të pushtimit, përfundimit të aparteidit dhe duke i dhënë Palestinës të drejtën që të krijojë një qeveri të pavarur dhe shtoi se vendet anëtare të grupit NAM duhet të bëjnë qëndresë përballë politikave armiqësore të Amerikës dhe regjimit sionist.

Advertisements